Studimi shokues: Shkaqet që çojnë në shfaqjen e tumorit janë….

No automatic alt text available.

Shkaqet që çojnë në shfaqjen e tumorit janë zbuluar së fundmi nga një studim i ri. Sipas studiuesve të “Stony Brook University” në Nju-Jork, stili modern i jetesës është shkak i 90 për qind të rasteve të shfaqjes së kancerit.
Dieta e varfër ushqimore, mungesa e ushtrimeve fizike, stresi dhe ndotja e mjedisit listohen si faktorët kryesorë që çojnë në shfaqjen e kancerit të mushkërive, gjirit dhe prostatës. Studiuesit kanë analizuar disa lloje tumoresh për të kuptuar lidhjen e tyre me faktorë të ambientit. Studimi i publikuar nga revista shkencore “Journal Nature” konkludon se 90 për qind e tumoreve më të shpeshta shkaktohen nga faktorë të jashtëm dhe jo nga mutacione qelizore të vetë trupit.
Ndër faktorët e jashtëm renditen ndotja, rrezatimi ultraviolet dhe stresi, ndërsa më pas në listë vijnë dieta ushqimore dhe aktiviteti fizik.
Rezultatet e studimit sugjerojnë një stil jetese të shëndetshëm si çelësi i shmangies së rrezikut të kancerit. Pra, heqja dorë nga duhani, aktiviteti i rregullt fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë masat parandaluese kundër tumorit.