Sa shpesh duhen larë peshqirët e dushit

No automatic alt text available.

Mund të tingëllojë keq, por në fakt peshqirët janë ndër gjërat që përmbajnë më shumë mikrobe. Që në momentin që ato fillojnë të përdoren, bëhen një terren ushqyes për bakteret, qelizat e lëkurës së vdekur, sekrecioneve apo mikrobeve të tjera. Shumica e këtyre mikrobeve mund të mos ndikojnë tek ju, por një pjesë tjetër mund të shumohen me shpejtësi, duke u bërë kështu burim infeksionesh.
Por sa herë duhen larë peshqirët pas përdorimit të tyre?
“Nëse ju i thani peshqirët plotësisht, ato mund të përdoren jo më shumë se tre herë maksimumi”, tha Plhilip Tierno, mikrobiolog dhe patolog në Universitetin e Mjekësisë të New York-ut.
Peshqirët mund të shërbejnë si një bazë ideale për mikrobet, sepse përmbajnë shumë nga elementët e nevojshëm që ju duhen mikrobeve për të jetuar si ujë, temperaturë të ngrohtë, oksigjen, ushqim dhe pH neutral.
Kur ju fshini lagështirën nga trupi juaj, mikrobet dhe sekrecionet e tjera të tilla si mbeturinat qelizore që jetojnë në sipërfaqen e trupit tuaj të depozitohen mbi peshqir.
Mbeturina të ndryshme dhe depozita të tjera nga ajri shërbejnë si ushqim për mikrobet, dhe lagështira furnizon me ujë një pH neutral.
Është e vështirë të thuhet nëse mikrobet që shumohen në peshqirët tuaj janë të dëmshëm, sipas Tiernor, i cili tha që jo të gjithë bakteret janë të rrezikshme.
Por, në qoftë se ju ndani peshqirin tuaj me të tjerët, ju viheni potencialisht në kontakt me organizma të ndryshëm, që mund të çojnë në shfaqjen e puçrrave apo infeksioneve të ndryshme.
Përshtati: Genta Dobra